
Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar rreth orës 01:20 të ditës së sotme në Shqipëri, rreth 29 kilometra në afërsi të Elbasanit, dhe 6 kilometra nga Cerriku.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për dy lëkundje, njëra e magnitudës 3.1 dhe më pas një më e fortë, 4.5 Rihter. Thellësia përllogaritet rreth 2 kilometra, duke bërë që tërmeti të ndihet qartësisht në qytetet e afërta, por edhe në kryeqytet.
Nuk sinjalizohen për momentin dëme. (A2 Televizion)