Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, ndërpritet seanca parlamentare

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 16:18 | Aktualitet

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë,

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është ndërprerë për 5 minuta, pas kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili iu referua informacioneve paraprake për aksidentin e rëndë të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla u shpreh se raportimet flasin për humbje jetësh dhe kërkoi ndërprerjen e përkohshme të punimeve.

"Të gjithë jemi informuar për një aksident të rëndë të ndodhur në autostradë dhe në raportime flitet për jetë të humbura. Kështu që do të ishte mirë ta ndërprisnim 5 minuta seancën, edhe për të marrë më shumë informacion. Besoj që edhe zoti Leskaj dhe të tjerët janë dakord, që të marrim më shumë informacion", tha Balla.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos