LIVE/ Minutë pas minute: Aksident tragjlk në autostradë, 1 viktimë dhe 15 të plagosur

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 15:46 | Aktualitet

LIVE/ Minutë pas minute: Aksident tragjlk në autostradë, 1

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradë, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës.

Sipas informacioneve të A2 CNN, mjeti i përfshirë në aksident është një furgon i linjës së Beratit, i cili po udhëtonte nga Berati drejt Tiranës.

Sipas drejtuesit të Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Burime paraprake bëjnë me dije se shoferi mund të ketë pësuar një atak kardiak pak minuta para ngjarjes fatale, çka dyshohet të ketë sjellë humbjen e kontrollit të automjetit dhe daljen nga rruga.

Nga informacionet e deritanishme nga Trauma, 15 persona të plagosur po marrin trajtim mjekësor.

Prej tyre, 6 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa një fëmijë i mitur është i intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë. 5 pacientë të tjerë ndodhen në urgjencë, ku po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe monitorimit mjekësor.

Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim. Ky lajm po përditësohet minutë pas minute me informacionet më të fundit nga A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos