
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin për dhënien e amnistisë, ku do të përfitojnë 1335 të dënuar. Ligji u votua me 18 qershor në Kuvend me 84 vota pro.
Sipas pr.ligjit të miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe ato të PSD-së, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.
Amnistia penale hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
“Tiranë, më 30 qershor 2026
Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 375, datë 30.6.2026, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave””, thuhet në njoftimin për media të presidentit.
Begaj, dekretoi gjithashtu edhe shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”. (A2 Televizion)