Gjykata e Posaçme dënon me 14 vjet Samir Rodrigez, kimisti i kokainës së Frakullës

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 12:51 | Kronikë

Gjykata e Posaçme dënon me 14 vjet Samir Rodrigez, kimisti i

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vjet burg Samir Rosales Rodrigez, kimistin e grupit kriminal që trafikoi kokainë nga Amerika Latine në Shqipëri, të tretur në pleh organik artificial, shkruan A2 CNN.

Më 3 qershor prokurori SPAK Adnan Xholi  kërkoi dënimin me 14  vjet burgim të Rodrigez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit.

Sipas hetimeve Rodrigez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri.

Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në pleh organik, e cila llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos