Përplasen dy automjete në aksin Vlorë-Llakatund

Nga Edi Ruçi
30 Qershor 2026, 13:05 | Kronikë

Përplasen dy automjete në aksin Vlorë-Llakatund

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të marte në fshatin Risili, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Si pasojë e përplasjes, të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos