Në kërkim për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj, vetëdorëzohet pas 2 muajsh në arrati autori

Nga Rigels Malile
30 Qershor 2026, 13:24 | Kronikë

Në kërkim për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj,

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në Memaliaj, është vetëdorëzuar në polici.

Nela akuzohet për përfshirje në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në prill të këtij viti në Memaliaj, ku mbeti i vrarë Endri Goxhaj. Pas vetëdorëzimit, ai është ndaluar dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave hetimore.

Ngjarja tronditi opinionin publik për shkak të rrethanave të saj, ndërsa pas krimit policia arrestoi disa persona dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar. Marjaldo Nela ishte një prej personave që kërkohej nga autoritetet.

Me vetëdorëzimin e tij, hetuesit pritet të marrin dëshminë e tij për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive penale për secilin prej të përfshirëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos