Bëhet sërish baba, Veliaj pranë familjes

Nga A2 CNN
29 Qershor 2026, 13:48 | Aktualitet

Bëhet sërish baba, Veliaj pranë familjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është bërë baba për herë të dytë. Familjes së tij dhe Ajola Xoxës i është shtuar një djalë, ndërsa familja ka ndarë lajmin, thekson se dëshiron ta përjetojë këtë moment si një gëzim privat.

Me një leje 48-orëshe të akorduar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me miratimin edhe të SPAK-ut, Veliaj ka mundur të jetë pranë bashkëshortes dhe djalit të porsalindur në maternitetin "Koço Gliozheni".

Familja ka shprehur falënderime për profesorin Orion Glozheni, duke vlerësuar përkujdesjen, profesionalizmin dhe mbështetjen e tij gjatë lindjes.

“Sot, familjes iu shtua një gëzim i madh me ardhjen në jetë të djalit të dytë të Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt. Me lejen 48-orëshe të akorduar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me miratimin edhe të Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erioni ka mundur të jetë pranë familjes në këtë moment të veçantë.

Familja dëshiron që ky të mbetet një gëzim privat dhe falënderon nga zemra profesorin Orion Glozheni për përkujdesjen, profesionalizmin dhe mbështetjen e tij”, njofton familja e Veliajt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos