Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

Nga Anesti Barjamemaj
29 Qershor 2026, 15:04 | Politikë

Për kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, SPAK është në provë sa i takon çështjes së deputetes Belinda Balluku.

“Testi është vendimtar, sepse pozita penale e ish-zëvendëskryeministres është rënduar, sipas vetë njoftimit publik të 4 qershor-it me dyshimet për dy vepra të reja penale: korrupsion pasiv dhe pastrim parash”, tha Bardhi, përcjell A2 CNN.

Bardhi pretendon se SPAK po vepron me dy standarde, duke ngritur dyshime për ndikim politik përmes disa pyetjeve.

“Kush po e pengon Prokurorinë e Posaçme të zbatojë ligjin, kur ligji dikton se, me rëndimin e pozitës penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit, pikërisht standardi që vetë SPAK vendosi në dhjetor? A ka ndërhyrë Edi Rama te drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?”, shtoi ai.

Sipas kreut të grupit të PD, SPAK po dëmton besimin te publiku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos