Zjarr një një pallat në Vlorë

Nga Edi Ruçi
29 Qershor 2026, 15:27 | Kronikë

Zjarr një një pallat në Vlorë

Një banesë në katin e dytë të një pallati ne lagjen Isa Boletini të Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së hënë, raporton A2 CNN. Zjarri ka nisur fillimisht në ballkonin e apartamentit dhe më pas është përhapur drejt pjesës së kuzhinës.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur vënien nën kontroll.

Sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos