
Një vatër zjarri është regjistruar rreth mesditës së kësaj të hëne në fshatin Llakatund, në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e tyre në zona të tjera përreth, shkruan A2.
Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, me qëllim izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar rrezikimin e banesave apo përhapjen e zjarrit në sipërfaqe më të mëdha.
Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën. (A2 Televizion)