Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Nga A2 CNN
29 Qershor 2026, 14:33 | Bota

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qytetin e Stade, në veri të Gjermanisë, shkruan A2 CNN.

Dy persona janë arrestuar, njëri prej të cilëve dyshohet si autori i ngjarjes, tha një zëdhënës i policisë. Policia bëri të ditur se nuk ka më asnjë rrezik për publikun.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve, përmes rrjeteve të tyre sociale, të shmangin zonën ku ndodhi ngjarja. Motivet e sulmit ende nuk janë të qarta, shtuan autoritetet.

Stade është një qytet me rreth 50 mijë banorë, i vendosur në perëndim të Hamburgut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos