Rruga hyrëse e Durrësit, punimet dhe fluksi turistik rëndojnë trafikun rrugor

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
29 Qershor 2026, 15:20 | Aktualitet

Rruga kryesore hyrëse në qytetin e Durrësit tashmë është kthyer në problematike si për krijimin e trafikut në kushtet kur ka nisur sezoni veror ashtu edhe në elementët e sigurisë, zhurmave dhe ndotjes.

Prej disa muajsh në këtë rrugë ka nisur një rikonstruksion i plotë i saj, por për qytetarët punime të tilla duhej të shmangeshin gjatë sezonit apo ditëve të nxehta.

Sakaq, projekti synon përveç përmirësimin e qarkullimit rrugor, edhe zgjidhjen e problematikës së përmbytjeve në zonën e plazhit, përmes ndërtimit të një sistemi për grumbullimin dhe menaxhimin e ujërave të reshjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos