Ambasadori britanik takon Dumanin: Mirëpresim hetimin e krimeve zgjedhore

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2025, 10:45 | Aktualitet

Ambasadori britanik takon Dumanin: Mirëpresim hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me kreun e Prokurorisë së Posaçme. Altin Dumani.

Abbott rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.

“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, thotë ambasada në një njoftim për takimin.

Në fund të janarit, Prokuroria e Posaçme publikoi planin e masave për zbatimin e strategjisë së hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, raporton A2 CNN.

Masat kryesore përfshijnë ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor, monitorim dhe hetim në terren për parandalimin e krimeve zgjedhore, monitorim në media dhe rrjetet sociale dhe monitorim financiar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos