ARRSH njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen, nga data 10 nëntor, duke filluar nga kilometri i 12-të, që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në kilometrin e 20-të, në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë, segmenti do të jetë i bllokuar.
Hapja e segmentit për qarkullimin e mjeteve do të behët pasi të kenë përfunduar punimet.
Njoftimi i ARRSH:
Në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve. Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë. Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti. (A2 Televizion)