Denoncohet kapja e ariut të rrallë në Mokër, ADZM niset drejt vendngjarjes

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 08:29 | Aktualitet

Një specie e rrallë e Ariut të Murrmë që jeton në pyjet e Mokrës ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.

Ariu është parë nga banorë të zonës të cilët e kanë raportuar videon pranë ADZM, për të bërë të mundur lirimin e kafshës.

Mësohet se disa specialistë të Zonave të Mbrojtura janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e Ariut të Murrmë.

Kujtojmë se pak kohë më parë, një shqiponjë u kap dhe u lidh me qëllim balsamosjen dhe pavarësisht ndërhyrjes së specialistëve, shqiponja nuk mbijetoi.

Rasti i Ariut të murrmë është një tjetër ngjarje që tregon se gjuetia e paligjshme vijon në pyje dhe gjahtarë të tillë përfitojnë vlera të konsiderueshme monetare nga këto kafshë.

Specialistët e Zonave të Mbrojtura do e vendosin si fillim në gjumë ariun me ilaç dhe më pas do të bëjnë mjekimin e këmbës dhe lëshimin e tij në pyll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos