“Dita e Arbëreshëve”, Rama: Program i posaçëm i mbështetur nga qeveria për ruajtjen e gjuhës shqipe

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 18:23 | Aktualitet

“Dita e Arbëreshëve”, Rama: Program i posaçëm

Në seancën plenare dhe ndarjen e çmimeve “Shqiponja e Artë” në ditën Arbëreshe, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nga pikat kryesore që sipas tij do të sjellë edhe më shumë bashkimin e arbëreshëve me Shqipërinë.

Gjuha, tha Rama është një nga elementët kryesorë, dhe mes kërcënimeve që vijnë nga jashtë, është shumë e nevojshme ruajtja e saj me shumë fanatizëm. Për rrjedhojë, ai tha se do të vihet në zbatim një program i posaçëm  mbështetur nga qeveria për t’i dhënë jetë këtij binjakëzimi dhe për të krijuar një urë komunikimi mes komunitetit arbëresh dhe Shqipërisë.

“Gjuha shqipe e kërcënuar nga varfërimi, nga deformimet, por imagjinoni se sa më të vështirë e kanë arbëreshët dhe për këtë arsye kemi vendosim që të japim këtë proces, që nis me firmat që u hodhën këtu mes Veliaj dhe përfaqësie të komunave arbëreshe që do të vazhdojë me një binjakëzim të të gjitha bashkive tona me të gjitha komunat arbëreshe, jemi pak a shumë e numra të përafërt dhe do të ndërtojmë një program të posaçëm të mbështetur nga qeveria për t’i dhënë jetë këtij binjakëzimi dhe për të krijuar një urë komunikimi mes komunitetit arbëresh dhe Shqipërisë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos