Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Edhe shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 13:02 | Aktualitet

Edhe shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor

Përveç administratës shtetëror edhe shkollat do ta kenë pushim  datën 27 nëntor. Një njoftim në Facebook i Ministrisë së Arsimit lajmëron që nxënësit edhe mësuesit do të jenë pushim në ëktë datë. Bazuar në vendimin e qeverisë 27 nëntori do të zëvendësohet në një datë tjetër gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se shkollat do të jenë pushim më datë 27 nëntor 2023, bazuar në vendimin nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave  “Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi”.

Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një nga ditët e pushimit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave”, njofton Ministria e Arsimit.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli