Drafti për shëndetin seksual vjen në vazhdën e politikave shëndetësore që kanë si synim të përmirësojnë mënyrën sesi i qasemi këtij shëndeti, sidomos tek të rinjtë dhe adoleshentët.
Kjo është ajo që ka deklaruar, mesditën e së mërkurës, ministrja e Shëndetësisë, Alban Koçiu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Po ashtu, sipas ministres, synimi kryesor i këtij projektligji do të jetë edhe rregullimi i shëndetit riprodhues.
Koçiu u bëri ftesë grupeve të interesit dhe organizatave të shoqërisë civile që të bëjnë sugjerimet e tyre në periudhën e konsultimit publik të draftit. (A2 Televizion)