Taulant Balla prezanton kreun e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 17:16 | Aktualitet

Taulant Balla prezanton kreun e ri të Agjencisë së

Në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është zgjedhur Florjan Sulejmani, pas largimit të ish-drejtuesit, Ardi Veliu. Sulejmani u prezantua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një konferencë për mediat.

Ndër të tjera, ministri Balla deklaroi se drejtimi i ri duhet të çojë përpara vetëpastrimin e Policisë së Shtetit dhe vetting-un e drejtuesve të lartë.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është mision parësor i mandatit tim si Ministër i Brendshëm. Policia e Shtetit duhet të jetë një organizatë e shëndoshë, e pastër, e besueshme dhe e fortë në goditjen e paligjshmërisë në tërësi, dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti.”

Sulejmani ka një eksperiencë pune 18-vjeçare.

Kujtojmë se paraardhësi i tij u dorëhoq nga detyra në tetor. Burime jozyrtare bënë të ditur për A2 CNN se Veliu u kishte komunikuar vartësve të tij se nuk do të ishte më në drejtimin e Agjencisë.

Ai u emërua në këtë post në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ardi Veliu ka mbajtur po ashtu postin e drejtuesit të Policisë së Shtetit në periudhën 5 shkurt 2018- 5 tetor 2021.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani