25 furgonë transporti dhe 15 makina elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga qeveria e Britanisë së Madhe, me një kosto prej 1.5 milionë paund, si pjesë e marrëveshjes për kthimin e të burgosurve shqiptarë.
Sipas saj, 200 të burgosur shqiptarë në Angli dhe Uells do të dërgohen në Shqipëri për pjesën tjetër të dënimit.
Gjatë prezantimit, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se 10 burgje do të mbyllen si pasojë e reformimit të institucioneve të vuajtjes së dënimit, ndërsa disa prej tyre do kthehen dhe si vende të memories.
4524 punonjës të burgjeve janë investimi më i madh sipas ministrit të drejtësisë, ndërsa qeveria, tha ai, ka bërë të mundur barazimin e pagave të këtyre punonjësve me ata të Policisë së Shtetit.
Ambasadori anglez, Alastair King Smith tha se bashkëpunimi mes Anglisë dhe Shqipërisë ka arritur deri aty sa jo vetëm të reformojë sistemin e burgjeve, por edhe të ndalojë grupe kriminale që operojnë mes dy vendeve apo të parandalojë emigrimin e paligjshëm.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku konfirmoi dhe vendimin e qeverisë në rritjen e burimeve njerëzore, por edhe të kapaciteteve siç është flota e automjeteve.
Reforma parashikon që nga 20 burgje të reduktohen në 15 duke siguruar dhe kursime në buxhetin e shtetit. Gjithashtu parashikohet se 10 për qind e buxhetit të vitit 2024 tashmë të miratuar do shkoje tek rritja e pagave për punonjësit e sistemit të burgjeve. (A2 Televizion)