Festat e fundvitit kanë rezultuar të mbara për bizneset e Korçës, që pritën në hotelet dhe bujtinat e tyre si dhe u shërbyen mijëra vizitorëve.
Duke iu referuar vetëm subjekteve që janë nën juridiksionin e Bashkisë së Korçës, pra qytetit së bashku me fshatrat kryesore turistike të Boboshticës, Dardhës dhe Voskopojës, vetëm për 10 ditët e fundit të vitit të kaluar në Korçë janë shpenzuar minimalisht 2,5 milionë euro, shkruan A2 CNN.
Rritja e numrit të akomodimeve, e shoqëruar me cilësi dhe çmime të arsyeshme, shihet si një nga faktorët që po vijojnë të mbajnë Korçën si ndër qytetet më të preferuara nga vizitorët dhe turistët e huaj, jo vetëm gjatë sezonit dimëror, por edhe gjatë atij veror. (A2 Televizion)