Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 11:42 | Aktualitet

Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Eni Vasili do të jetë Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Gazetarja dhe moderatorja e njohur u zgjodh nga votimi i dytë i Këshillit Drejtues të RTSH-së duke marrë shtatë vota.

Mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH është 5-vjeçar. Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt ditën e djeshme, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të institucionit.

Votimi i dytë u zhvillua këtë të premte, ku në garë ishin tre kandidatët më të votuar nga procesi i parë, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

Eni Vasili rezultoi më e votuara mes tyre duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos