GJKKO i ndaloi daljen jashtë vendit, Ilir Beqaj jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 14:28 | Aktualitet

GJKKO i ndaloi daljen jashtë vendit, Ilir Beqaj jep dorëheqjen

Pas caktimit të sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit nga Gjykata Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar, për ish-ministrin Ilir Beqaj, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Lajmi është konfirmuar për A2 CNN nga vetë ish-ministri.

Beqaj aktualisht është drejtues i Agjencisë Shtetërore e Programit Strategjik dhe te Koordinimit te Ndihmes së Huaj, në varësi të kryeministrit.

I pyetur për arsyen e largimit ai është përgjigjur: “Më është komunikuar nga SPAK një mase sigurie”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë në lidhje me koncesionin për sterilizimin e pajisjeve mjekësore.

Në bazë të masës së sigurisë të vendosur, Beqajt do t’i duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.

Në njoftimin e GJKKO shkruhet se hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi