Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 14%
  • Jo 86%

GJKKO e lë në burg, Behar Bajri “kyç gojën”

Nga Armand Bajrami
17 Nëntor 2023, 15:04 | Aktualitet

GJKKO e lë në burg, Behar Bajri “kyç gojën”

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për Behar Bajrin.

Bajri nuk ka dhënë deklarime gjatë seancës për verifikimin e masës së marrë në mungesë ndaj tij, për llogari të dosjes "Metamorfoza".

Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, i zhvilluar në muajin gusht nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndaj tij, rëndojnë pesë vepra penale, ku më kryesoret janë ata të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

 

A2 Business