Dita e ujit të bekuar, kush sfidoi të ftohtin dhe nxori kryqin nga uji?

Nga Gazmend Janku
6 Janar 2024, 11:52 | Aktualitet

Festohet 6 janari, dita e ujit të bekuar. Besimtarët ortodoksë sfiduan të ftohtin në disa qytete të vendit duke u hedhur në ujë në garë për të kapur kryqin.

Në Fier procesioni nis me meshën në kishë dhe më pas vargu i gjatë i besimtarëve ju drejtua shatërvanit në sheshin Europa, ku çdo vit hidhet kryqi në ujë. Mes të rinjve 30-vjeçari Dhimitër Kapaj ishte ai që nxori kryqin, duke ia dorëzuar metropolitit At Nikolla prej të cilit mori bekimin.

Në Vlorë ceremonia tradicionale e hedhjes së kryqit në det u drejtua nga At Kostandin Prifti. Ishte Albert Bollano që e nxori kryqin nga uji i ftohtë, duke ia dedikuar nënës së tij.

Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi u ka kërkuar besimtarëve të kujtojnë përherë veprën e madhe të Jezus Krishtit, teksa kryqi u hodh në shatërvanin e lulishtes "Vangjush Mio". Për 24 vjeçarin Ronaldo Kovaçi ishte hera e dytë e nxjerrjes së kryqit nga uji.

Në Gjirokastër kremtimi i festës nisi me meshën në kishën “Ringjallia e Krishtit”, dhe më pas vijuan me hedhjen e kryqit në lumin Drino. 13 vjeçari Moisi Merkuri e rrëmbeu atë nga uji i ftohtë duke uruar të gjithë besimtarët ditën e ujit të bekuar.

Një 13 vjeçar nxori kryqin nga uji edhe në Elbasan. Atje ceremonia u mbajt pranë një pre pishinave në periferi të qytetit nga Imzot Andoni, Metripoliti i i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.

Riti fetar i hedhjes së kryqit njihet në kalendarin e festave ortodokse si dita e Shën Trinisë kur Krishti, pasi mbushi 33 vjet, u pagëzua në ujrat e Lumit Jordan nga Gjon Pagëzori. Besohet se të gjitha ujërat që rrjedhin në këtë ditë janë të bekuar nga zoti, ndaj besimtarët nuk ndjekin vetëm ceremoninë e kryqit, por mbushin ujë dhe e ruajnë deri në 6 janarin e vitit pasardhës.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos