Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke postuar në Facebook pamje nga ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës. Sipas kreut të qeverisë kjo hekurudhë do të mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit “Nënë Tereza”.
“Mirëmëngjes dhe me disa pamje nga kantieri i Rilindjes së hekurudhës Tiranë - Durrës, e cila do të mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit “Nënë Tereza”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në maj të vitit të kaluar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se ky projekt që do të lidhë Tiranën me aeroportin për 12 minuta me 3 stacione, ndërkohë që Tiranë-Durrës përllogaritet në 22 minuta, me 8 stacione.
(A2 Televizion)