Reshje dëbore në juglindje, ja situata me qarkullimin

Nga Artin Halili
12 Shkurt 2025, 08:46 | Aktualitet

Reshje dëbore në juglindje, ja situata me qarkullimin

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë orët e fundit zonat malore të juglindjes së vendit nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, përfshi edhe fshatrat turistikë të Dardhës, Voskopojës e Vithkuqit.

Probleme në qarkullim nuk ka as në aksin rrugor Shtyllë-Panarit, ndërsa në fshatrat e njësive administrative malore këshillohet që qarkullimi të bëhet vetëm me goma dimërore.

Trashësia e dëborës në lartësitë në mbi 1200 m ka shkuar deri në 5 cm.

Burime zyrtare pranë drejtorisë rajonale të OSSHE të juglindjes së vendit bëjnë të ditur se nuk ka probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Reshje dëbore pritet të ketë edhe gjatë orëve të pasdites së sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos