Jo vetëm kamionët, autoritetet greke ndalojnë edhe autobusët në Kapshticë

Nga Artin Halili
12 Janar 2025, 19:28 | Aktualitet

Jo vetëm kamionët, autoritetet greke ndalojnë edhe autobusët

Autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare, se përveç kamionëve ndalohet lëvizja edhe e autobusëve në Kapshticë, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes  së kamionëve, ju informojmë se:

Përveç  bllokimit të lëvizjes  së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobusët”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, që të mos nisen drejt kësaj pike deri në njoftimin e ri nga Policia Kufitare Greke.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos