Shakira, Madonna dhe Justin Bieber në skenë, FIFA njofton se sa do të zgjasë pushimi i finales së Botërorit

Nga A2 CNN
19 Korrik 2026, 18:38 | Futboll

Shakira, Madonna dhe Justin Bieber në skenë, FIFA njofton se sa do

Finalja e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës do të ketë një pushim më të gjatë se normalisht, por nuk do të zgjasë 25-30 minuta siç supozohej para disa ditësh, gjë që kishte shkaktuar disa shqetësime te dy kombëtaret finaliste.

FIFA u ka komunikuar dy federatave se pushimi midis pjesës së parë dhe të dytë do të zgjatet vetëm me 2 minuta krahasuar me 15 minutat e zakonshme.

Performancat e Shakira, Madonna dhe Justin Bieber do të zgjasin rreth 11 minuta, shkruan A2.

6 minutat e tjerë do të shërbejnë për montimin dhe çmontimin e skenës, si dhe për ujitjen e fushës.

Ndërkaq, pauzat e hidratimit nuk do të ndryshojnë: janë parashikuar dy të tilla, nga një në mes të çdo pjese.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos