Shfaqja e organizuar në "MetLife Stadium" për finalen e Kupës së Botës 2026 midis Spanjës dhe Argjentinës ishte spektakolare.
Ceremonia e mbylljes përfshiu një listë të jashtëzakonshme personazhesh të famshëm ndërkombëtarë, të ndarë midis ceremonisë së mbylljes (para ndeshjes) dhe pushimit të ndeshjes.
FIFA u ka komunikuar dy federatave se pushimi midis pjesës së parë dhe të dytë do të zgjatet vetëm me 2 minuta krahasuar me 15 minutat e zakonshme.
Performancat e Shakira, Madonna dhe Justin Bieber do të zgjasin rreth 11 minuta, shkruan A2.
6 minutat e tjerë do të shërbejnë për montimin dhe çmontimin e skenës, si dhe për ujitjen e fushës.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )