Kalaja e Argjirosë në Gjirokastër rezultoi siti historik-kulturor më i vizituar në vend gjatë vitit të kaluar.
Ky fluks ka sjellë edhe të ardhura të konsiderueshme financiare, që i kalojnë Ministrisë së Linjës, DRTK-së dhe Bashkisë Gjirokastër, shkruan A2 CNN.
Ndonëse administratorët lokalë pohojnë se u vijnë të ardhura për mirëmbajtjen, ata nuk përmendin shifrën dhe as përqindjen krahasuar me ato që kalaja nxjerr gjatë një viti.
Megjithatë, disa pamje të ambienteve të kalasë tregojnë që ky sit ka ende nevojë për ndërhyrje dhe investime, pasi sezoni i ardhshëm po afron dhe fluksi i turistëve pritet të jetë akoma më i lartë se viti i kaluar. (A2 Televizion)