Afro 100 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, opozita po proteston në Tiranë, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar qeveri teknike.
Në momentin kur në podium është ngjitur kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, disa nga protestuesit kanë hedhur në drejtim të kordonit të policisë së vendosur para Kryeministrisë kapsolla dhe tymuese.
Si pasojë e shpërthimit të kapsollave kanë mbetur të lënduar tre efektivë. A2 CNN mëson se një punonjëse e policisë ka marrë dëmtime në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë.
Në pamje e siguruara nga A2 CNN shihet një efektiv nga reparti “Shqiponja” dhe një tjetër i forcave të rendit, që ndihmohen nga kolegët e tyre për t’u tërhequr në pjesën pas kryeministrisë.
Ata tërhiqen në drejtim të Piramidës, ku edhe ndodhen efektivët e FNSH, të cilët janë në gatishmëri në rast se ka përplasje fizike dhe tension në tubim. (A2 Televizion)