Protesta e opozitës, policia: Kemi marrë masa, do të bllokohen disa akse rrugore

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2025, 09:19 | Aktualitet

Protesta e opozitës, policia: Kemi marrë masa, do të bllokohen

Pasditen e kësaj të shtune Partia Demokratike do të protestojë para Kryeministrisë. Tubimi do të nisë në orën 17 dhe pritet të përfundojë rreth orës 20. Policia njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat ndërsa ne terren do te angazhohen rreth 1 mije efektive.

 Për shkak te tubimit këtë të shtunë do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;  

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. 

Policia njofton se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore ndërsa janë marrë masat për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos