Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur që të lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit Agron Geca.
Ai do të pasohet në detyrë nga Dritan Baji. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.” (A2 Televizion)