Emigrantët që jetojnë jashtë do të mund të votojnë për zgjedhjet e 11 majit edhe me dokumente biometrike shqiptare të skaduara. Me anë të vendimit të saj qeveria ua jep këtë mundësi vetëm diasporës, por joshqiptarëve që do të votojnë brenda vendit.
Mazhoranca qeverisëse edhe njëherë ja përsëriti PD-së se nuk do ta pranojë kërkesën që të votojnë më 11 maj edhe emigrantët shqiptarë që nuk kanë një dokument biometrik të lëshuar nga shteti ynë.
Ky qëndrim duket se largon palët politike nga konsensusi për të miratuar ndryshimet e depozituara në Kuvend për Kodin Zgjedhor të enjten e ardhshme, ku mes të tjerash përfshihet pagesa e postës vajtje-ardhje nga shteti për fletën e votimit, si dhe për afrimin e afateve për regjistrimin në KQZ, që do t’u jepte më shumë kohë emigrantëve për të plotësuar dhe kthyer zarfin me votën. (A2 Televizion)