Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako thirret në SPAK

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 14:01 | Aktualitet

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako është thirrur ditën e sotme në SPAK.

Ajo është parë e vetme teksa futet në dyert e SPAK, duke mos dhënë asnjë prononcim për mediat, mbi motivet e thirrjes së saj përpara prokurorëve të posaçëm.

Paraprakisht mendohet se Sako është në SPAK për kontratat me Inceneratorin e Tiranës, lidhur me mbetjet nga Durrësi, megjithatë ky detaj nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare për A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos