Vrau policin në Fier, Azgan Mërnica mbërrin në Gjykatë i veshur me antiplumb

Nga Çaku Tafa
17 Maj 2024, 13:50 | Aktualitet

Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier 23-vjeçari, Azgan Mërnica, i cili ka qëlluar për vdekje me një plumb në kokë policin e forcave Shqiponja, Novruz Cenaliaj.

Menjëherë pas ngjarjes Mërnica është larguar nga vendngjarja dhe në ndjekje të tij janë vënë për 3 ditë me radhë forca të shumta policie dhe ato të RENEA-s, por pa mundur ta ndalojnë derisa mbrëmjen e datës 15, familjarët kanë negociuar me policinë dhe kanë bërë dorëzimin e autorit në ambientet e drejtorisë së policisë në Fier.

Togat e zeza nën drejtimin e gjyqtares Dajana Ndrea dhe prokuror Denis Hyka do të marrin sot masën e vlerësimit për autorin Azgan Mërnica, i cili përfaqësohet nga avokati Xhevair Morina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos