Emigrimi i paligjshëm, Britania financon kamera e dronë për kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 17:16 | Aktualitet

Emigrimi i paligjshëm, Britania financon kamera e dronë për

Në kufirin Shqipëri-Kosovë është instaluar një rrjet i sofistikuar kamerash të financuara nga Britania e Madhe. Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për një investim prej 1.6 milionë paundësh me synim për të luftuar emigrimin e paligjshëm dhe bandat kriminale.

Mes pajisjeve të reja përfshihet një flotë dronësh dhe kamera njohëse të targave për t’u krijuar mundësinë sistemeve shqiptare që të pikasin automjetet britanike që mund të përdoren nga bandat kriminale.

“Dronët e rinj do t'i lejojnë autoritetet të gjurmojnë emigrantët që përpiqen të kalojnë nëpër rajon përmes zonave malore të Shqipërisë, të cilat përndryshe janë të vështira për t'u kontrolluar. Kamerat e automjeteve do të ndihmojnë policinë britanike dhe shqiptare të bashkëpunojnë më ngushtë, duke kërkuar më shpejt të dhënat dhe duke shkëmbyer informacione kur një makinë dyshohet se është përfshirë në kontrabandë njerëzish ose sjellje të tjera kriminale,” thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

Vendin e vizitoi së fundmi Ministri Michael Tomlinson, i cili pa nga afër teknologjinë e re dhe mënyrat e tjera “me të cilat vendi po lufton bandat që trafikojnë njerëz.”

Qeveria britanike bën po ashtu të ditur se kanë nisur tashmë ndalimet e para në kuadër të fluturimeve që do të bëhen drejt Ruandës, për 7 deri në 9 javë.

“Plani i qeverisë për Ruandën do t'i pengojë emigrantët e cenueshëm të bëjnë udhëtime të rrezikshme përtej Kanalit dhe do të sigurohet që ata që vijnë ilegalisht në MB nuk mund të qëndrojnë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos