Ambasadori serb në Tiranë, Slobodan Vukçeviç është thirrur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të dhënë sqarime lidhur me deklaratat e zëvendës kryeministrit Aleksandër Vulin pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare në Greqi, teksa zyrtari serb bënte thirrje për krijimin e një aleance anti-shqiptare.
“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë”.
Tirana zyrtare kërkon reflektim të menjëhershëm nga Serbia që deklarata të tilla të mos përsëriten.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte pret reflektim të menjëhershëm,në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë nëmarrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë sëmirë dhe integrimit evropian”.
Pakënaqësia e Ministrisë së Jashtme lidhet me deklaratën e zëvendës kryeministrit serb Aleksandër Vulin, sipas të cilit “Shqipëria e Madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”.
Vulin pohoi se takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë duhet të shihet me kujdes nga autoritetet greke dhe kërkoi reflektim nga qeveria e Mitsotakis për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. (A2 Televizion)