Studentët e Mjekësisë thirren në seancë dëgjimore, sërish kundër ndryshimeve

Nga Ornela Joti
14 Maj 2024, 17:44 | Aktualitet

Pasi arritën të rrëzonin në Gjykatën Kushtetuese ligjin e veçantë për Mjekësinë e Përgjithshme dhe pas artikulimeve për të tjera protesta edhe me ndryshimet e fundit nga qeveria, politika ndalet të dëgjojë studentët e mjekësisë.

Për herë të parë përfaqësia e studentëve u thirr në një seancë dëgjimore në atë që Kuvendi e quan Klubi Parlamentar për të Rinjtë. Studentët e Mjekësisë renditën arsyet se përse edhe nisma e re konsiderohet penalizuese për ta.

Deputetët në seancën dëgjimore shprehën qëndrimet e tyre ndaj draftit që detyron të rinjtë të punojnë në atdhe deri në 3 vjet pas diplomimit. Përfaqësues të dy  ministrive që kanë propozuar nismën ligjore, nga dikasteri i arsimit dhe  shëndetësia, e cilësojnë një ligj të domosdoshëm për t’iu përgjigjur nevojave të shoqërisë për shërbim shëndetësor.

Ndërsa mjekëve të rinj ju ofrohen lehtësi në punësim, strehim dhe paga më të mira. Projektligji i ri është hedhur për konsultim publik, para se të kalojë për miratim në Kuvend.

Sipas ndryshimeve të bëra është ulur nga 5 në 3 vjet detyrimi për të qëndruar në atdhe pas diplomimit. Nëse brenda tre muajve nga përfundimi i shkollës nuk u sigurohet punë, ata do të paguhen sa 80% e pagës së mjekut të përgjithshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos