Studimi japonez zbulon rritje të tumoreve dhe vdekshmërisë pas vaksinave të koronavirusit, mjeku Edvin Prifti ngre alarmin

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 15:29 | Aktualitet

Studimi japonez zbulon rritje të tumoreve dhe vdekshmërisë pas

Rritje e tumoreve dhe e vdekshmërinë në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA. Janë këto të dhënat e studimit të fundit japonez, të publikuar nga mjeku Edvin Prifti, i cili është shprehur që në fillim kundër vaksinimit, duke i cilësuar vaksina gjenetike. Në një status të gjatë në Facebook, mjeku Prifti ngre alarmin për gjetjet e studimit, sipas të cilit vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit tumore të llojeve të ndryshme. Këto të dhëna shkencore kanë dalë në dritë pas tërheqjes së vaksinës Astrazeneca.

“Një studim aspak optimist vjen nga Japonia i cili evidenton rritjen sinjifikative të tumoreve si dhe vdekshmërinë prej tyre në të gjithë popullatën japoneze pas vaksinave me mRNA.  Autorët evidentojnë që vazhdimi i prodhimit të proteinës spike nga organizmi i njeriut nxit faktorin estrogjenik Alfa dhe më pas ky i fundit nxit tumore të llojeve të ndryshme. Pas lajmit që vaksina Astrazeneca u tërhoq nga tregu, po jepen evidenca shkencore të tjera dhe të reja. Mesa duket dogmat duhet të rishikohen dhe analizohen. Studime të tjera duhet të evidentojnë këto rezultate për të vërtetuar dhe përcaktuar përgjegjësitë”.

Prifti pretendon s etë gjithë mjekët që kundërshtuan vaksinimin , u ndëshkuan apo u gjetën të vdekur në rrethana misterioze.

“Shumë prej mjekëve që kundërshtuan u quajtën sharlatanë sikurse prof. Didier që propozoi hidroksiklorokinën, në disa raste u ekzekutuan sikurse prof Liam Bim në universitetin e Pitsburgut, në disa raste u gjetën të vdekur në rrethana misterioze sikurse prof Karl Plummer shkencëtari më i madh i koronaviruseve në botë, në disa raste u “vetëvranë” sikurse prof. Didonna në Itali që zbuloi plazmën hiperimune dhe në raste të tjera u burgosën dhe këta të fundit çuditërisht kishin akuza si korrupsion dhe evazion fiskal sikurse prof.. Charles Lieber shefi i departamentit të biologjisë molekulare në Universitetin e Harvardit. Se me kë më ngjan si histori!?”.

Sipas tij shkenca nuk ka teori konspirative, por të vërtetën.

“Shkenca nuk ka teori konspirative siç kam dëgjuar këto kohë, ajo thjesht mbart të vërtetën dhe bashkë me të edhe martirët e heshtur të saj. Shkenca dhe e vërteta ka vetëm një problem, atë mund ta shtypësh për njëfarë kohe, mund edhe ta fshehësh, por kurrë nuk mund ta tjetërsosh pasi shkenca dhe e vërteta është drita. Scientia est veritas! Galileu pasi mohoi gjithçka për të shpëtuar jetën e tij nga Inkuizicioni tha për Tokën: Eppur si muove - Ajo paska lëviz duke iu drejtuar planetit Tokë”.

Kujtojmë se mjeku Edvin Prifti akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, fshehje të të ardhurave dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli