Na pret një verë e nxehtë? Regjim i ri temperaturash e ndryshimesh klimatike nga ngrohja globale

Nga Ornela Joti
15 Maj 2024, 15:58 | Aktualitet

Klima po ndryshon në mbarë botën. Ngrohja globale po jep efektet e saj në të katër anët e globit duke shkaktuar anomali të temperaturave dhe ngjarje ekstreme te motit. Ekspertët pohojnë se toka tashmë ka hyrë në një regjim të ri temperaturash dhe ndryshimesh klimatike.

Për ekspertët e klimës dhe mjedisit, 11 muajt e fundit kanë shënuar temperatura rekord në tokë dhe në sipërfaqet oqeanike duke kaluar vlerat mesatare me 1.5 gradë. Kjo anomali u shoqërua me përmbytje, stuhi të rralla dhe të nxehtë përvëlues dhe në vende që nuk I kishin përjetuar më parë. Por a do të jetë vera e 2024 më e nxehta për rajonin tonë?

Gjatë një konferencë ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin, profesorë shqiptarë e të huaj theksuan nevojën e masave nga të gjitha shtetet për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit pa rrezikuar jetën e banorëve të tyre.

Ndërsa për Shqipërinë rekomanduan në mënyrë të veçantë uljen e  ndotjes së gazeve në atmosferë dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos