Shqipëria rikthen vizat me shtetin aleat të Putin

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 17:00 | Aktualitet

Shqipëria rikthen vizat me shtetin aleat të Putin

Më vendim të Këshillit të Ministrave, Shqipëria ka rikthyer pjesërisht vizat me Bjellorusinë. Vendimi duket se prek drejtpërdrejt zyrtarët e shtetit të drejtuar nga Aleksandër Luakshenko, që është aleati më i fortë i Rusisë së Vladimir Putin.

Midis Tiranës dhe Moskës qëndronte në fuqi një marrëveshje e nënshkruar më 27 dhjetor të vitit 2019 në ambasadën e Bjellorusisë në Moskë, nga ambasadori shqiptar në Rusi, asokohe Arben Gazioni, dhe homologu i tij Vladimir Semashko.

Kjo marrëveshje nisi të zbatohej nga 19 shkurti i vitit 2020 dhe prej asokohe, qytetarët e të dy vendeve kanë pasur të drejtë të udhëtojnë dhe të qëndrojnë për 30 ditë në vendet përkatëse.

Vendimi :

V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PJESSHËM TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË, PËR HEQJEN RECIPROKE TË KËRKESAVE PËR VIZË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.        Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.

2.        Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli