Marrja në pyetje e dëshmitarëve, Mediu: Të gjithë duhet të thonë të vërtetën për "Gërdecin"

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 16:13 | Aktualitet

“Ky proces tregon se ministri i Mbrojtjes s’ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin, ishte kjo deklarata e ish-ministrit Fatmir Mediu pas seancës së radhës në Gjykatën e Posaçme, teksa merren dëshmitë për tragjedinë e Gërdecit. Sipas tij të gjithë dëshmitarët duhet të thonë të vërtetën për ngjarjen e marsit të 2008-s.

“Dëshmitarët kanë qenë dy grupe; të çmimeve të municioneve dhe dëshmitarë kategorizimit të municioneve. Komisioni i çmimeve ka qenë civil dhe ushtarak, kategorizimi ka qenë tërësisht ushtarak. Doli e qartë që s’ka pasur asnjë indicie apo ngacmim nga ministri i Mbrojtjes në atë kohë që të shtynte as VKM-në, as urdhrat, as përmbajtjen e tyre apo të ndikonte në vendimmarrjen e këtyre njerëzve në komision. Doli qartë edhe ndarja e civilëve nga ushtarakët dëshmia e fundit tregoi se kush ishin përgjegjësitë e forcave të armatosura. Është një proces që tregon se Ministri i Mbrojtjes nuk ka bërë asgjë veçse ka zbatuar ligjin dhe detyrën.

I pyetur nëse do të vijë të dëshmojë ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Mediu u përgjigj: “Nuk jam në dijeni se kush do të dëshmojë. Shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë e të flasin, në interes të zbardhjes së të vërtetës, gjithsecili të dëshmojë për të thënë të vërtetën”.

Në seancën e radhës prokuroria ka thirrur Luan Hoxhën, ish-shefin e shtabit të përgjithshëm që ndodhet në Amerikë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos