“Me Belerin u pushkatua standardi i zgjedhjeve”, Noka: Rama përdori skenarin e likuidimit politik të kundërshtarit

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 12:02 | Aktualitet

“Me Belerin u pushkatua standardi i zgjedhjeve”, Noka: Rama

Rasti i Fredi Belerit për Flamur Nokën tregon se me Edi Ramën standardi i zgjedhjeve është pushkatuar. Në konferencën e përbashkët me për shtyp për çështjen Beleri me përfaqësues të avokatisë greke dhe të opozitës së bashkuar, ai tha se kryeministri Rama përdori skenarin e likuidimit politik të kundërshtarit.

“Skenari i përgatitur me aq kujdes ndaj Belerit, kryetarit të zgjedhur me votë nga qytetarët e Himarës, tregon qartësisht, së bashku edhe me zhvillimet e ndodhura nga maji deri tani, që me Edi Ramën dhe regjimin e tij standardi i zgjedhjeve është jo vetëm i rrëzuar, por i vrarë e i pushkatuar. Rama funksionon me dy skenarë. E para asgjësimi i votës së lirë përmes zgjedhjes, shantazhit, krimit të organizuar, përdorimin e administratës apo dhe policisë, si në këtë rast. Kur nuk arrin më gjithë këto mekanizma të devijojë votën e lirë, përdor skenarin e likuidimit politik të kundërshtarit. Kjo është e provuar”.

Sipas deputetit demokrat, dosja Beleri tregon se Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtet dhe me qëllim që të fshehë batërdinë që kanë bërë me pronat dhe pronarët e bregdetit.

“Dosja Beleri tregon se Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur një pushtet, me një qëllim, të fshehë batërdinë që ai dhe qeveria e tij kanë bërë me pronat dhe pronarët e bregdetit. Beleri, do të ulej në atë karrige dhe do zbulonte zullumim e Ramës e qeverisë së tij me pronat në bregdet. Ky ishte i vetmi faj i Belerit, për të cilin ai duhet të paguajë haraçin me burg”.

Noka e akuzoi kreun e qeverisë edhe për kapjen e drjetësiës së re.

“Në Shqipëri Edi Rama ka kapur drejtësinë. Ajo që pritën shqiptarët, drejtësinë e re, po rezulton që edhe në rastin Beleri, por edhe në raste të tjera, pasi edhe lideri Sali Berisha është i arrestuar nga drejtësia e re, pa provë, pa fakt dhe pa akuzë. Është rast unik, por kjo është drejtësia e Edi Ramës. Ju kujtoj që drejtësia e Edi Ramës ka mbyllur sytë përballë korrupsionit madhor dhe krimit të organizuar, për t’u përdorur si hanxhar në duart e tij. Përmenda z. Berisha, por është edhe Ilir Meta me bashkëshorten, është Mediu. Është një drejtësi me regji”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos