Nga siguria publike tek ankesat e qytetarëve, çfarë porosish iu dha Ilir Proda drejtuesve vendorë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2024, 18:54 | Aktualitet

Nga siguria publike tek ankesat e qytetarëve, çfarë porosish iu

Mbajtja nën kontroll e situatës kriminale dhe rritja akoma më shumë e sigurisë publike dhe rrugore, ishin disa nga kërkesat që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u përcolli drejtuesve vendorë të Policisë gjatë një takimi pune. Në fjalën e tij kreu i policisë së shtetit theksoi se prioritet duhet të jetë edhe lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe ankesat e qytetarëve.

“Analizat 9-mujore, performanca e punës së çdo punonjësi të policisë, duke filluar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore deri te punonjësi i rolit bazë, mbajtja nën kontroll e situatës kriminale dhe rritja akoma më shumë e parametrave të sigurisë publike dhe rrugore, lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe çdo paligjshmërie që shfaqet në territor, si dhe ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe ankesave të qytetarëve ishin disa nga porositë e dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë”, njofton zyra e shtypit e kreut të policisë.

Drejtor Proda u kërkoi drejtuesve vendorë të Policisë të qëndrojnë në krye të shërbimeve, të ushtrojnë kontroll për zbatimin e detyrave nga vartësit dhe të jenë vigjilentë ndaj shqetësimeve dhe ankesave të qytetarëve.

Pavarësisht përcaktimeve në Ligjin e Ri të Policisë që drejtuesit vendorë duhet të hyjnë në konkurrim, Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë të kryejnë detyrën me përkushtim sa kohë që janë në atë detyrë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos