Ngarkesa në gjykatën e Vlorës, rreth 350 çështje në muaj për çdo gjyqtar

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2025, 10:19 | Aktualitet

Mungesa e gjyqtarëve, harta e re gjyqësore dhe vettingu kanë krijuar një situatë të vështirë në gjykatën e rrethit të Vlorës sa i takon ngarkesës së gjyqtarëve, vonesave dhe natyrisht edhe cilësisë së vendimeve.

Vetë gjyqtarët e pranojnë jashtë kamerave që po përballen me flukse jo normale të gjykimeve ditore.

Nga ana tjetër këtë situatë e perceptojnë dhe natyrisht ndiejnë pasojat edhe trupa e avokatëve që janë palë e pandashme e proceseve gjyqësore qofshin civile apo penale.

Sipas avokatëve situata në gjykatën e Vlorës është tejet e ngarkuar. Po a ndikon kjo ngarkesë në cilësinë e debatit dhe për rrjedhojë edhe të vendimeve gjyqësore?

Përveç vonesave dhe cilësisë së vendimeve të gjyqësorit, kjo situatë duket se po rëndon ekonomikisht edhe qytetarët që janë palë e proceseve.

Ndërsa të gjithë shpresojnë në një të ardhme më të mirë, postulati i lashtë i drejtësisë, që drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar sfidon çdo ditë trupën gjyqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos