"Bypass Vlora", punimet dhe masat e sigurisë konform rregullave

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2025, 15:42 | Aktualitet

Në bypassin e Vlorës, një nga arterieret kryesore të vendit që lidh dhe shkurton kohën e udhëtimit për në të gjithë rivierën shqiptare, po kryhen punimet e fundit për të përfunduar plotësisht këtë vepër infrastrukturore.

Punimet janë përqëndruar kryesisht midis kilometrit të 10 dhe 15 dhe po kryhen konform të gjitha rregullave dhe legjislacionit në fuqi, si për punimet ashtu edhe për masat e sigurisë dhe paralajmërimet për drejtuesit e mjeteve për mbylljen e përkohshme të këtij bypassi.

“Në hyrje të qytetit të Vlorës, në rrethrrotullimin që e lidh rrugën Transballkanike dhe autostradën e Vlorës me këtë vepër madhore, ndodhet edhe tabela që sinjalizon gjithë drejtuesit e automjeteve për punimet dhe për bllokimin e përkohshëm e këtij segmenti rrugor.

Edhe në hyrje të aksit nacional, në rrethrrotullimin e Pusit të Mezinit, në hyrje të bypassit të Vlorës, një tjetër tabelë me të verdhë tregon për drejtuesit e automjeteve që segmenti rrugor është i mbyllur përkohësisht dhe ata duhet të bëjnë kujdes duke qarkulluar në të, pasi po kryehen edhe punime.

Gjithashtu edhe në rrethrrotullimin që lidh rrugën e Lumit të Vlorës, fshatrat e Vlorës, me qytetin bregdetar dhe Kaninën, ndodhet një tjetër tabelë që të sinjalizon për punimet përgjatë bypassit të Vlorës.

Gjithashtu nuk mungojnë as tabelat sinjalizuese në fshatin Kaninë. Pas shpinës time një tjetër tabelë që tregon se pas 500 metrave rruga do të bllokohet”, u shpreh gazetari i A2 CNN, Edi Ruçi.

Drejtues të firmës zbatuese për ndërtimin e kësja vepre infrastrukturore Gener 2, bëjnë me dije se by passi do të jetë i qarkullueshëm normalisht sipas të gjitha standarteve më të mira rrugore, në datën 10 prill të këtij viti.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos