Hyn nga sot në fuqi çmimi i ri i energjisë për abonentët familjarë, sa do të paguajnë konsumatorët

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2025, 09:21 | Aktualitet

Hyn nga sot në fuqi çmimi i ri i energjisë për

Nga dita e sotme nis të aplikohet çmimi i ri i energjisë elektrike, i cili do të jetë 1 lekë për kËh më i ulët se më parë.

Por çmimi i ri i energjisë elektrike prej 8.5 lekë për kËh do të zbatohet vetëm për ata që konsumojnë deri në 700 kËh/ në muaj, ndërsa për familjarët që konsumojnë mbi 700 kËh/muaj çmimi mbetet 9.5 lekë për kËh.

Ky vendim u mor në muajin janar nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi pas vendimit për uljen e çmimit për abonentët familjarë se kjo lehtësi nuk u mor për qëllime elektorale, por për shkak të rritjes së sasisë së prodhimit të energjisë në vend.

Ndërkohë ditën e sotme, lidhur me këtë zhvillim, ka reaguar edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, përmes një postimi në Facebook.

“Me çmimin e ri të energjisë, 10.5% më të ulët, i cili nis të aplikohet nga sot 1 shkurt 2025, ✅ ju urojmë muaj të mbarë!”, ka shkruar Balluku në postimin e saj. (A2 Televizion)

Hyn nga sot në fuqi çmimi i ri i energjisë për
Fotografi e publikuar nga Balluku krakas njoftimit

A2 CNN Livestream

Latest Videos